Tiranë, operacion antidrogë, në pranga tre vetë

Dy operacione antidrogë janë kryer sot paradite në kryeqytet. Operacioni i parë është kryer në zonën e Xhamllikut ku janë sekuestruar 5. 6 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, si dhe janë vënë në pranga tre persona.
Operacioni i dytë është kryer në autostradë. Në prangat e policisë ka përfunduar një shtetas i akuzuar për shpërndarje të kokainës.
Për momentin nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, por mësohet se mes tyre njëri është shtetas italian.