E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përfshihet nga flakët një magazinë fishekzjarresh

Flakët e zjarrit që kanë përfshirë magazinën

Një tjetër ngjarje e cila cenon sigurinë e qytetareve ka ndodhur në kryeqytet. Një zjarr ka rënë pak minuta më parë, në një magazinë lodrash në të cilën gjendeshin dhe fishekzjarre. Magazina ndodhet pranë shkollës Teknologjike në Tiranë.

Nga informacionet e para nuk dihet nëse ka të lenduar, por dëmet materiale janë të shumta.

Ndërkohë zona pranë zjarrit po evokuohet pasi flakët ende nuk janë vënë nën kontroll nga zjarrfikëset.

Si pasojë e plasjes së fishekzjarreve, zjarri është përhapur edhe në disa biznese të tjera që ndodhen pranë magazinës.

Mësohet se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike që është ndihmuar më pas nga fishekzjarrët.

Në ndihmë të zjarrëfikseve të kryeqytetit kanë ardhur edhe tre zjarrëfikse nga qyteti i Durrësit. Ende nuk mund të thuhet asgjë për shkaqet e rënies se zjarrit, ndërsa policia po heton lidhur me këtë çështje.

 Situata është drejtë normalizimit të plotë, ndërsa u angazhuan 100 forca të policisë dhe të zjarrëfiksve. Ishte kjo deklarata e Zv.Ministrit të Brëndshëm Ferdinand Poni, i cili reagoi pas zjarrit të rënë tek ish Qyteti i Nxënësve. Zjarri i fuqishëm i cili përpiu një magazinë fishekzjarresh vuri në alarm pasditen e sotme zjarrfikësit e kryeqytetit  si dhe të qytetit të Durrësit si dhe banorët e zonës ku ndodhej godina. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, kjo dhe falë bashkëpunimit midis të gjithë strukturave. Sipas Ponit- zjarri dyshohet nga një shkëndijë elektrike.

Ndërtesa ku ka rënë zjarri, e cila shërben për magazinimin e lëndës plasëse (në këtë rast fishekzjarrëve) ndodhet në një zonë të banuar. Kjo bie në kundërshtim me ligjin për përdorimin civil të lëndëve plasëse”. Përgjegjësia për këtë bie mbi Ministrinë e Rendit Publik dhe Këshillin e Ministrave, pasi është ky i fundit përcakton procedurat e dhënies së lejes edhe për magazinimin e këtyre lëndëve.

Në kërkesat kryesore të ligjit për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikës e Shqipërisë thuhet se: çdo lëndë plasëse duhet: a) të jetë e projektuar, prodhuar, ambalazhuar, magazinuar dhe shpërndarë në mënyrë që të mos cenojë sigurinë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, të parandalojë dëmtimet ndaj pronës dhe mjedisit.

Lidhur me sigurinë dhe rrezikshmërinë e këtyre lëndëve në ligj përcaktohet se Lëndët plasëse për përdorim civil transferohen, magazinohen dhe asgjësohen vetëm me leje nga Ministria e Rendit Publik.

Gjithashtu saktësohet se Këshilli i Ministrave përcakton procedurat për dhënien e lejes, për prodhimin, importimin, eksportimin, magazinimin, transferimin, përdorimin dhe asgjësimin e lëndëve plasëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›