Tiranë, persona të maskuar dhe të armatosur tentojnë të grabisin arkën e ujësjellësit
TIRANË- Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin arkën e ujësjellësit, pranë Shkollës së Bashkuar në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në afërsi të Shkollës së Bashkuar, ku dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë tentuar të marrin paratë në arkën e ujësjellësit.
Mësohet se kalimtarë të rastit kanë lajmëruar policinë dhe për pasojë grabitësit janë larguar me shpejtësi me një motor, pa mundur të marrin paratë. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të tyre.
Mëngjesin e sotëm është grabitur një kazino në kryeqytet rreth orës 8:45 minuta. Dy persona të maskuar janë futur në kazinonë e cila ndodhet pranë rrugës ‘Sulejman Delvina’ në zonën mes stadiumit “Dinamo” dhe Sheshit Willson në kryeqytet dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një shumë të konsiderueshme parash.
(er.nu/BalkanWeb)