Tirane perurohet memoriali Postbllok

Është përuruar në Tiranë, në lulishten përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, memoriali postbllok, kushtuar viktimave të komunizmit dhe atyre që sfiduan këtë regjim të egër.
Objekti përbëhet nga copa nga muri i Berlinit dhe të tjera nga burgu i Spaçit dhe është projektuar nga Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi.
Të pranishëm në ceremoninë e përurimit kanë qenë kryeministri Sali Berisha, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ambasadorja gjermane Karola Muler Holtkemper, si dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka vlerësuar rëndësinë e këtij objekti, që përbën simbolikën e atyre njerëzve që nuk u tërhoqën përpara regjimit për të mbrojtur parimet e tyre për liri.
“Ky instalacion, i ngritur në një vend të vogël, ka një simbolikë shumë të madhe e të fuqishme. Muri i Berlinit, që ishte ngritur me hekura dhe beton, si dhe mbante tela me gjemba, shtrihej përtej Gjermanisë.
Muri ishte një mur që ndante botën e lirë nga Europa tjetër që jetonte nën regjimet totalitare. Shembja e tij përbën një nga ngjarjet më të mëdha të lirisë në historinë e njerëzimit.
Ndaj dhe është një nderim i madh që ne sot i bëjmë fuqisë, trimërisë dhe vendosmërisë të qytetarëve gjermanë, që si luanë të vërtetë u hodhën mbi mur dhe e rrafshuan atë.
Nga ana tjetër, Spaçi ishte një nga burgjet më të egra të të gjithë botës komuniste. Por prapë, ata njerëz pranuan të burgoseshin dhe të ecnin përpara skuadrave të pushkatimit për të mos dorëzuar atë ç’ka ata besonin se ishte e çmuar për njerëzit: besimi tek Zoti dhe fjala e lirë. Shpreh mirënjohjen e thellë për këtë instalacion, që ka një simbolikë mjaft të fuqishme”, deklaroi Berisha.