E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagoset me armëkryeplaku i fshatit Domje

TIRANË - Kryeplaku i fshatit Domje, Agim Daçi, u plagos me armë zjarri, para pak minutash. Nga të dhënat e para mësohet se plagosja ndodhi tek ura e Picallës. Daçi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit ose një hakmarrjeje të mundshme, për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre.

Autori është Riza Haka,i cili u arrestua nga policia pak çaste pas ngjarjes.

Fshati Domje ndodhet rreth 8 km larg Tiranës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›