E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane pranga 6 zyrtareve te Pronave

Taskë forca në prokurorinë e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka arrestuar mbrëmjen e së mërkurës 6 zyrtarë të lartë të Agjensisë rajonale të Kthimimit dhe Kompensimit të Pronave në degën e Tiranës.

Mbi ta rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Sipas të dhënave paraprake të prokurorisë, dyshohet se gjashtë të arrestuarit kanë tjetërsuar pronësinë e një hapsire të madhe toke në bregdetin e Kavajës, e cila i përkiste shtetit.

Në pranga është vendosur edhe ish-drejtori i degës rajonale të Tiranës. Ky operacion i përbashkët prokurori-polici vazhdon ende, pasi dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, emrat e katër nga gjashtë personat e arrestuar janë Bledar Dervishaj, drejtor i AKKP-së, Merita Gjinali, Dhimitër Papa dhe Njazi Ademi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›