E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane pranga te kerkuarit per tentative vrasje

Policia e kryeqytetit ka bere te mundur arrestimin e nje 32-vjecari pasi ishte shpallur ne kerkim per tentative vrasjeje. Burime nga policia e kryeqytetit bejne me dije se eshte arrestuar i kerkuari Gezim G Marashi 32 vjec lindur ne Puke e banues ne Tirane.

Sipas policise arrestimi tij u be pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Puke me vendim te formes se prere e ka denuar me 12 vjet burgim duke e akuzuar per vepren penale te Tentatives se vrasjes ndaj shtetasit Martin Ndoj ngjarje kjo ndodhur me vitin 2001 ne qytetin e Pukes.


Mesohet se i kerkuari u kap i fshehur ne ambjentet e nje banese ne Laprake Tirane i cili sapo ishte kthyer nga Greqia pas disa vitesh ne emigrim.

Nderkohe ne ngarkim te ketij shtetasi u ekzekutua vendimi i Gjykates se Rrethit Puke nderkohe qe shtetasi do te dergohet ne vendin e vuajtjes se denimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›