E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane rritet niveli i kriminalitetit

Tirana ka tendenca ne rritje te krimeve dhe veprave penale.Ne analizen nje vjecare te policise se kryeqytetit Drejtuesi i saj Tonin Vocaj ka bere bilancin per vitin 2010 duke theksuar se ne Tirane ka pasur nje numer prej 4679 veprash penale te cilat jane me te larta krahasuar me nje vit me pare.

Ne territorin e Qarkut Tirane gjate vitit 2010 si 11-mujor eshte marre dijeni dhe jane referuar 4679 vepra penale nga te cilat jane zbuluar 3739 prej tyre ose 80 e tyre. Ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2009 kemi nje rritje te evidentimit te veprave penale me 438 raste por dhe nje rritje te fuqise zbuluese me 1 per qind. Ne kete veprimtari kriminale jane implikuar gjithsej 4260 autore ku ne saje te masave te mara jane arrestuar ne flagrance 995 prej tyre jane ndaluar 15 3180 jane ndjekur ne gjendje te lire dhe per 70 autore jane shpallur ne kerkim dhe ndiqen me masa kerkimi tha Tonin Vocaj drejtor i policise se Tiranes.

Sipas Vocajt me rritjen e rasteve te kryerjes se veprave penale ka pasur dhe nje ritje te zbulueshmerise se krimeve ndersa sektori me me shume operacione mbetet ai kunder narkotikeve ku nga viti ne vit sekuestrimi i heroines eshte trefishuar ndersa ai i kanabis sativa eshte 10-fishuar.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›