Tiranë, shfaqet Florenc Hoxha i Lulit dhe banda e Emiliano Shullazit
Ashtu siç edhe pritej, nuk mund të mungonte në këto zgjedhje kanakari i Lulzim Bashës, Florenc Hoxha, i njohur për veprimet e tij banditeske.
Hoxha, drejtor i Policisë Ndërtimore të Tiranës, ka kërcënuar komisionerët e majtë në qendrën 1694 në Tiranë, duke sjellë edhe bllokimin e procesit zgjedhor.
Komisionerët e majtë janë ankuar për Florenc Hoxhën, që nuk dihet se me çfarë statusi paraqitet në një qendër votimi dhe bën presion.
Ndërkohë, policia ka bërë me dije se ka ndaluar dhjetë persona, që i përkasin bandës së Emiliano Shullazit.
Policia thotë se ata janë ndaluar për armëmbajtje pa leje.
Shullazi u lirua vetëm pak ditë më parë, ndërkohë që pati spekulime në media se ai do përdoret për fushatë nga koalicioni i djathtë, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e shkuara.