E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, shpërthim me eksploziv nënjë banesë në Tufinë, s’ka të lënduar

TIRANE- Një shpërthim me ekspeloziv ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në Tufinë në kryeqytet. Nga shpërthimi i ndodhur pas mesnate nuk pati të lënduar në njerëz, pasi fatmirësisht pjesëtarët e familjes ku ndodhi shpërthimi ishin me pushime.
 
Lënda shpërthyese është hedhur nga një makinë në rrugë drejt banesës të Alban Bekës, nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›