E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tiranë, sot “dita pa makina” në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka kthyer sërish “Ditën  pa Makinë”. Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, 22 shtatori në kryeqytet është dita kur bashkia kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e tyre. Për Tiranën makinat janë ndotëset kryesore të ajrit.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet në:

1-Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2-Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3-Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4-Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›