E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sulmohet me vezë makina e kryeministrit maqedonas (VIDEO)

Disa të rinj shqiptarë kanë sulmuar me vezë makinën e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, ndërkohë që ai dilte nga Hotel Sheraton.

Mësohet se të rinjtë janë aktivistë të Partisë Civile.

Siç raporton A1Report, të rinjtë thanë se e kanë bërë këtë veprim pasi janë kundër sjelljes së qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve.

Ata thonë se shqiptarët po diskriminohen pasi prej vitesh nuk po respektohet Marrëveshja e Ohrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›