E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane takse shtese per kazinote

Pas thuajse 3-muajsh është mbledhur mes debateve Këshilli Bashkiak i Tiranës ku u mor vendimi për taksim shtesë të kazinove dhe lojërave të fatit që ushtrojnë aktivitetin jo në periferi të kryeqytetit.

Vendimi për taksimin shtesë të këtyre aktiviteteve u mor vetëm me votën e këshilltarëve të mazhorancës, ndërkohë që socialistët nuk morën pjesë në votim. Sipas këtij vendimi, aktivitetet e lojrave të fatit dhe kazinotë në brendi të Tiranës, do të taksohen më shumë se sa të njëjtat aktivitete në periferi të qytetit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se me planin e ri urbanistik, kazinotë dhe lojërat e fatit do të vendosen në periferi.  Basha fajësoi këto aktivitete për një sërë problemesh, kryesisht në qetësinë publike.

Dy masat e parashikuara nga vendimi i Këshillit Bashkiak hyjnë në fuqi më 1 janar dhe 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Në nisje të punimeve të ditës, kreu i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi denoncoi mungesën thuajse 3-mujorshe të mbledhjes së Këshillit Bashkiak duke e quajtur këtë si antiligjore dhe në shkelje të të drejtave të qytetarëve.

“Mungesa e mbledhjes, shkel ligjet dhe të drejtat e qytetarëve të këtij vendi”, deklaroi zoti Dalipi duke i bërë thirrje më pas trupit diplomatik ndërkombëtar të vëzhgojë punën, sipas tij, antiligjore të Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›