E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane taksistet ne proteste

Mbi një mijë taksistë janë hedhur të enjten në protestë, duke bllokuar bulevardin e madh "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë kundër konkurrencës së pandershme që po u dëmton biznesin.

Drejtuesit e automjeteve kanë kërkuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që të mbajë premtimin qe u ka dhene per te mos lejuar konkurrencen nga taksite e palicensuara.

Por megjithë kërkesat e vazhdueshme të tyre për të takuar kryetarin e bashkisë, ata thonë se Basha nuk i ka pritur.
 
Prej kohesh drejtuesit e automjeteve taksi ankohen per konkurencen e pandershme, por duket se asnjë zgjidhje nuk po jepet nga Bashkia e Tiranës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›