Tiranë, të shtëna armësh te "Rruga eKavajës", plagosen dy policë privatë
TIRANË – Mëngjes me të shtëna armësh në Tiranë. Pikërisht në Rrugën e Kavajës në Tiranë pranë rrugës së ambasadave ka ndodhur një konflikt mes dy policëve privatë të një këmbimi valutor me dy civilë tek hyrja e qendrës së biznesit “G-kam center”.
Siç mësohet nga burimet e para policore ka qenë një koleg i dy policëve privatë, ai që ka qëlluar në ajër.
Për pasojë, të dy policët privatë kanë përfunduar në spital nga konfrontimi i mëparshëm fizik me grushta, rripa, shkelma, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat palët.
Rreth një e gjysmë pas ngjarjes, pasi kanë marrë mjekimin të pesë personat e përfshirë në konflikt janë duke u marrë në pyetje në komisariatin numër 2.
Sipas policisë, ngjarja nuk ka lidhje me shkëmbimin valutor dhe ka qenë një grindje e çastit për vendin e parkimit të një automjeti.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)