E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane vritet me arme zjarri 32-vjecari

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin në orët e mbrëmjes së të shtunës, ku një 32-vjeçar humbi jetën dhe një shtetas tjetër mbeti i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re ku shtetasit Igli Aliu dhe Sokol Andrea janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plumbave të marrë, ka gjetur vdekjen shtetasi Igli Aliu, 32 vjeç ndërsa është plagosur Sokol Andrea.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy viktimat ndodheshin në makinë kur ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri.

Policia njofton se ka identifikuar autorin e ngjarjes së rëndë dhe se është vënë në ndjekje për kapjen e tij. Identiteti i autorit nuk bëhet publik. Vrasje
Burrel, 23-vjeçari i zhdukur gjendet i masakruar
Atentat në Shkodër, një i vdekur
Gjirokastër, policia parandalon krimin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›