Tiranë, vritet një 60-vjeçar, dyshohet hakmarrje
TIRANE- Një vrasje në rrethana ende të pasqaruara plotësisht ka ndodhur mbrëmjen e së hënes në Tiranë.
Viktima është Sulejman Haxhiu, 60 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës në një lokal mbrapa ambasadës greke.
Nga të dhënat e para mësohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje. Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për ngjarjen.
