Tiranë, zhduket 60-vjeçari, familjarët: S`dimë asgjë që nga e premtja
Një person është shpallur i humbur nga familjarët e tij në kryeqytet. Bëhët fjalë për 60-vjeçarin Agron Sharra, për të cilin që prej ditës së premte nuk dihet asgjë.
Familjarët e tij sqarojnë se 60-vjeçari nuk ka patur probleme dhe se është një njeri i rregullt.Djali i tij pohon se ai vuante nga diabeti dhe merrte insulin dy herë në ditë.
Familjarët e 60-vjeçarit kanë bërë edhe një denoncim në komisariatin numër dy në Tiranë, por ende nuk është mundur të merret vesh asgjë për vendndodhjen e tij dhe nga ky momet ai është shpallur në kërkim kombëtar nga policia.
Ndërsa është munduar që të kontaktohet edhe në telefon me 60-vjeçarin por që nga pasditja e të premtes ai del i fikur.
Ndërkohë që një kallzim është bërë edhe në prokurorinë e Tiranës, ku shpresohet që me anë të tabulateve telefonike të arrihet në gjurmët e Agron Sharrës.