E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane zjarr ne bodrumin e pallatit deme materiale

Një zjarr i fuqishëm përfshiu orët e para të së premtes bodrumin e një pallati në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Nga burimet e para njoftohet se zjarri ra në bodrumin e pallatit  “Shtator 90”, pranë “Eleonorës”, që përdorej si mobileri.
                            
Edhe pse zjarrfikësit u vonunan, për fat të mirë zjarri i rënë shkaktoi vetëm dëme materiale, ndërsa paniku përfshiu banorët e pallateve përreth.

Ajo që kishte të bënte me vonesën e zjarrfikësve ishte vështirësia që banorët hasën për të njoftuar shërbimin zjarrfikës.

Për shkak të një problemi teknik u njoftuan gabimisht zjarrfikësit e Durrësit, për të cilët shkoi alarmi. Më pas zjarrfikësit e Durrësit fikën aparaturat që të bëhej e mundur lidhja me Tiranën.

Si përfundim edhe pse zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje me vonesë bënë të mundur shuarjen flakëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›