Tiranë, zjarr në katin e 7 të një pallati, 2 persona në spital
TIRANE – Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në katin e shtatë të një pallati në ‘Rrugën e Kavajës’ në Tiranë.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, të ndihmuar edhe nga banorët e pallatit. Por fatkeqësisht gjysma e shtëpisë është djegur plotësisht.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e tymit dy persona, që po tentonin të shuanin zjarrin, kanë shfaqur probleme asfiksie dhe janë dërguar në spital, ku po trajtohen me maska oksigjeni.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ekspertët po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fushë-Krujë, përfshihen nga flakët 2 banesa, nuk ka të lënduar