E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në një banesë te “Unaza e Madhe”, 4 të asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur te “Unaza e Madhe” ku një banesë në katin e gjashtë të një pallati është përfshirë nga flakët ndërsa raportohet për 4 persona të asfiksuar dhe një të plagosur nga radhët e zjarrëfikësve.

Sipas informacionet banesa është në pronësi të shtetases Flora Balaj 40 vjeç e cila nuk ndohej në apartament në momentin kur ka rënë zjarri por 4 persona të apartamentit ngjitur, ku mes tyre edhe një i paralizuar janë asfiksuar nga tymi.
 

Gjithashtu mësohet se është plagosur edhe një prej zjarrëfikësve i cili së bashku me katër personat e asfiksuar janë dërguar në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
 

Ndërkohë dy makinat zjarrëfikëse të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bërë të mundur edhe lokalizimin e flakëve.

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e një bombole gazi në banesë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›