E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në një pallat përballë ish-ekspozitës ‘Shqipëria Sot’

TIRANE- Zjarr në një banesë pranë pallateve “1 Maji” në kryeqytet. 

Mësohet se flakërt kanë përfshirë një apartament të një pallati përballë ish-ekspozitës 'Shqipëria Sot'.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 makina zjarrfikëse për të shuar zjarrin, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij. Po ashtu nuk bëhet me dije nëse ka pasur apo jo persona në banesë, në momentin e rënies së zjarrit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›