E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane zjarr ne nje punishte druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e së shtunës një punishte druri në rrugën “5 Maji”, në kryeqytet.

Sipas informacioneve të fundit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur makinat zjarrfikëse dhe ato policore, për të vënë nën kontroll flakët që duket se po përhapen.

Burime policore deklarojnë se është ende herët për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, të cilat do të mund të zbardhen vetëm pasi të jenë shuar flakët.

Më herët gjatë muajit, një punishte e përpunimit të drurit në Gjirokastër u shkrumbua tërësish nga një zjarr i fuqishëm.

Flakët ranë gjatë orarit të punës dhe pushtuan gjithë godinën që ndodhej në fshatin Grapsh të komunës Dropull i Poshtëm.

Në vendngjarje shkuan dy automjete të repartit të zjarrfikësve, të cilat shuan flakët, me qëllim për të shpëtuar edhe ato pak ambjente të cilat nuk ishin zaptuar nga gjuhët e zjarrit.

Policia evakuoi të gjithë punëtorët, të cilët së bashku me pronarët, nën kërcënimin e rrezikut të flakëve, u munduan të nxirrnin jashtë godinës ato pak gjëra të cilat kishin shpëtuar nga djegia.

Autoritetet lokale deklaruan se shkak për këtë tragjedi u bë një masë elektrike në një prej makinerive të zdrukthtarisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›