E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarri shkrumbon njëservis makinash në Kombinat

TIRANE- Një servis makinash është përfshirë nga flakët në Kombinat në kryqytet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, kur servisi ka marrë zjarr nga jashtë, por flakët janë përhapur me shpejtësi, duke e shkrumbuar atë.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre makina zjarrëfikëse. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
 
Sipas drejtorit të Zjarrfikëseve për Tiranën, Dilaver Laçi, “Zjarri serioz ka përfshirë ambientet e jashtme të ish-kombinatit të tekstilit. Flakët e zjarrit po vihen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse”.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë së kryeqytetit, dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›