E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/Ekzekutohet me silenciator pronari i kazinove, plagoset e dashura

krimi ne tiraneNjë 36-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së premtes pas një atentati në rrugën Irfan Tomini në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe nga burimet e para mësohet se viktima, Eliton Lafetaj është qëlluar me silenciator  dhe ka mbetur i vdekur në vend, pa mundur t’i jepet një ndihmë mjeksore.

Dy persona të panjohur të cilët udhëtonin me motorr dhe skafandra i kanë zënë pritë shtetasit Elidon Lafeta, teksa ai po futej me makinë në banesë, ndërkohë që e plagosur ka mbetur dhe e dashura e tij.

I riu  është ekzekutuar me dy plumba, të marra në kokë dhe shpatull, ndërkohë e reja ka marrë një plumb në këmbë.

36-vjecari ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshoqëruesja e tij është dërguar nga forcat e policisë në Spitalin Ushtarak ku u bë e ditur se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

Të afërmit e viktimës, mberriten ne vendgjarje dhe çanë kordonin e policisë, e cila kishte rrethuar skenën e krimit, teksa vajtonin dhe klithnin mbi kufomën e 36-vjecarit.

Një auto-ambulancë shoqëroi kufomën në morgun e spitalit, ndërkohë që policia mori automjetin e viktimës me targa belge të personalizuara.

Nga hetimet paraprake mësohet se 36-vjecari ka jetuar jashtë shtetit, ndërkohë policia bën me dije se vrasja e tij ka lidhje me të kaluarën e viktimës. Të njëjta burime konfirmojnë se Elidon Lafeta i cili kishte në pronësi biznese lojërash fati dhe pika basti jo vetëm në Shqipëri, por dhe ne vende te tjera te Europes kishte ndërruar gjeneralitetet e tij për shkak të kaluarës së tij, por ai nuk i ka shpëtuar dy autorëve të cilët pasi kanë kryer krimin janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur me motorr.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që dëshmia e së dashurës së 36-vjecarit do të jetë shumë me rëndësi për zbardhjen e krimit. Vajza e cila shoqëronte 36-vjecarin mësohet të jetë një 20-vjecare nga Elbasani./A.XH


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›