E Shtunë, 31 Tetor 2026

TiraneQeraxhiu vret me thike pronarin

style=positionrelativez-index2>

Nje person eshte vrare pas nje sherri sot ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur sot paradite rreth ores 1000 ne rrugen Kongresi i Lushnjes ne Tirane ku nje 57 vjecar eshte qelluar per vdekje me arme te ftohte thike nga nje shtetas te cilin policia e ka arrestuar. Policia e cila ndodhet ne vendgjarje ben te ditur se vrasja ka ndodhur pas nje sherri qe 57 vjecari Sami Kallani ka konsumuar me shtetasin Ylvi Kodra 61 vjec. Vijojne hetimet per zbardhjen e rrethanave ne te cilat ka ndodhur ngjarja. Paraprakisht nga hetimet e policise rezulton se viktima dhe autori kane patur nje konflikt per qerane e baneses. Viktima ishte pronari i nje vile dy kateshe ndersa qeramarresi ishte 61 vjecari Kodra. Sherri mes te dyve ka degjeneruar ne fyerje te renda nga ku Kodra ka qelluar me pas 57 vjecarin Kapllani me thike ne koke e fyt duke i shkaktuar plage vdekjeprurese. Ne ndihme te Kapllanit kane rendur 2 djemte e tij por nuk kane mundur te bejne asgje per babain e tyre. Nderkohe policia ne baze te te dhenave ka mundur te arrestoje autorin qe tentoi te largohet nga vendi i ngjarjes. Ylvi Kodra u vu ne pranga nen akuzen e vrasjes me dashje. Deshmitare fqinj te Kapllanit pohuan se viktima njiher per person shume te qete dhe te paprecedent. Prej vitesh ai ndodhej ne Tirane se bashku me familjen pasi ishte zhvendosur nga Sheqerasi i korces dhe kishte ndertuar vilen 2 kateshe katin e pare te se ciles e kishte leshuar me qera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›