Titujt e pronesise, verifikimi Brenda tre viteve, jo me abuzim me tokat
Republikanet i vene serish kushte Partise Demokratike per projektligjin e tokave. Kryetari i Grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, tha dje, ne seance plenare, se PR vlereson nismen e qeverise per “Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore”, qe percakton verifikimin e te gjithe titujve te pronesise se dhene per keto toka. Por, nga ana tjeter, kerkon ndryshime, sigurisht ne kembim te dhenies se votave pro qeverise. Madhi kerkoi qe verifikimi i te gjithe titujve te pronesise se dhene per tokat bujqesore te kryhet brenda nje periudhe kohore 3-vjecare. Sipas tij, eshte e domosdoshme qe ne projektligj te vendosen afate kohore, pasi ndryshe zbatimi i tij do te zgjase ne pafundesi. Nga ana tjeter, republikani kerkoi qe ne projektligj te percaktohen rregulla te qarta per shtrirjen e zbatimit te ligjit ne te gjithe territorin e vendit. “Verifikimi te shtrihet ne cdo vend ku ka toka bujqesore. Ne menyre te vecante ne zonat me perparesi turizmin dhe ish-Ndermarrjet Bujqesore”, kerkoi Madhi. Po keshtu, Madhi kerkoi vendosjen e sanksioneve te rrepta per ata qe titullin e pronesise e kane marre ne menyre te paligjshme ne zonat me perparesi turizmin, si dhe ish-Ndermarrjet Bujqesore. “Nuk mund te ligjerohet asnje cm toke e perfituar ne menyre te kunderligjshme ne zonat turistike, apo ish-ndermarrjet bujqesore”, propozoi Madhi. Ne nje kohe qe ne projektligj percaktohet se ne rast se nje titull pronesie eshte perfituar ne menyre abuzive, por per token nuk ka konflikte, atehere personi qe ka kryer veprimin e kunderligjshem do ta paguaje token e marre. Sipas Madhit, sanksione te tilla duhet te vendosen pasi vetem ne Vlore dhe Durres jane dhene akte pronesie ne menyre abuzive perreth 1100 ha toke. Po keshtu, kreu republikan tha se ne Tirane e Shkoder jane shperndare padrejtesisht 1600 ha te tille. “Vetem me nje ligj te plote per titujt e pronesise mund t’i jepet fund korrupsionit me tokat bujqesore”, u shpreh mosbesues Madhi. Projektligji i qeverise qe kerkon verifikimin e te gjithe titujve te pronesise per toka bujqesore, nuk mundi te votohej as dje, per shkak te mungeses se kuorumit te deputeteve. Opozita ka deklaruar voten kunder me argumentin se, nepermjet tij ne menyre arbitrare, do i merren njerezve titujt e pronesise. Nje frike te tille iu hyri dje dhe deputeteve te djathte, si Blerim Cela i cili kerkoi shpjegime se kujt kategorie do t’ju merret toka. “Kam bere premtime ne fushate elektorale ne zonen time, e dua ta sqaroj kete pune”, tha Cela. Por ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, sqaroi se nuk ndryshon asgje nga ligjet e miratuara nga ‘92-’96, por dhe ne ligjin e vitit 1991 per ndarjen e tokave bujqesore.
Rozeta Rapushi
Rozeta Rapushi