Tjetër aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin në Kavajë
Aksidentet janë kthyer në një nga problemet më të mëdha në vend, ndërkohë që numri i viktimave është më së paku shqetësues.
Një tjetër viktimë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një kalimtar u godit për vdekje nga një makinë pranë fshatit Krye Luz në Kavajë.
Viktima është 45- vjeçari M. Lushaj.
Sipas burimeve të policisë, drejtuesi i mjetit i ka dhënë këtij të fundit ndihmën e parë, duke e transportuar në spital, por 45-vjecari nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.
Policia e Kavajës, ndërkaq ka nisur hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi aksidentin./ep