E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tjetër aksident i rëndë në vend, humb jetë një person nga përplasja e dy makinave në aksin Pogradec- Qafë Thanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pojskë.

Mësohet se nga përplasja e dy mjeteve ka gjetur vdekjen një person ndërsa është kërkuar ndihma edhe e një zjarrfikseje për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga mjeti.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›