E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tjetër aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, 4 persona përfundojnë në spital

Një tjetër aksident në aksin Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat.

Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, teksa mësohet se 4 persona janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë brenda ditës në të njëjtin aks, teksa në të parin u përplasën tre automjete dhe mbëtën të lënduar 6 persona. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›