E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër alarm në Fier/ Rrjedhje gazi nga bombola në një pallat, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shmangur shpërthimin

Rrjedhja e gazit nga një bombol gatimi ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “1 Maj” në Fier.

Banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për largimin e bombolës nga apartamenti.

Për arsye sigurie, familjarët janë nxjerrë nga banesa, duke shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›