Tjeter fitore per Norwich
Norwich Siti vs SanderlandDebutuesit e Norwich Sitit arriten fitoren e dyte radhazi kete here kunder Sanderland ne takimin qe mbylli edhe javen e 6 te Premier Liges Angleze.
Ne Kerou Road kanarinat e Pol Lambert fituan 2-1 ndaj formacionit te Stiv Brus duke kaluar ne kuoten e 8 pikeve ne vendin e 9-te vetem nje pike larg zones se kupave europiane. Ne nje nisje mjaft te mire te takimit vendasit arriten ta mbyllnin pjesen e pare ne avantazh fale golit te Barnet ne minuten e 38-te. Noruic mbajti nen presion kundershtaret dhe qe ne minuten e trete te pjeses se dyte dyfishoi shifrat me Morison. Kater minuta nga fundi Sanderland ngushtoi diferencen me Richardson nje gol i cili gjithsesi nuk ndryshoi rezultatin perfundimtar te takimit 2-1 per Norwich Siti. Nje fillim mjaft i veshtire per Sanderland qe ne 6 takimet e para ka arritur vetem nje fitore duke u renditur ne vendin e 14 ne kuoten e 5 pikeve po aq sa Uigan e Suonsi Siti dhe vetem 1 pike larg zones se ftohte te renies nga kategoria.