E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter gjobe per Taulant Ballen

Brenda dy javësh deputeti socialist Taulant Balla ka marrë një tjetër ndëshkim me gjobë nga gjykata e Tiranes. Ai u konsiderua fajtor për shpifje ndaj djalit të kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Në përfundim të shqyrtimit gjqyësor, gjyqtari Ridvan Hado deklaroi se nga 5 milionë lekë gjobë që kërkon në padinë e shkaktimit të dëmit Shkëlzen Berisha, gjykata vendosi të pranojë pjesërisht padinë duke e gjobitur Ballën me 2 milionë lekë gjobë. Kjo është gjoba e tretë që jepet nga gjyqësori ndaj Ballës. Më parë ai ishte paditur nga ministri Genc Pollo dhe nga nëndrejtori i përgjithshëm i policisë, Agron Kulicaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›