E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tjetër goditje për Boris Johnos, deputeti i tij jep dorëheqjen pas akuzave për ngacmim seksual ndaj dy burrave

Deputeti Chris Pincher ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për ngacmim seksual ndaj dy burrave. Në një letër drejtuar kryeministrit britanik Boris Johnson, ai shkruante se natën e ngjarjes kishte pirë shumë, ndërsa kërkonte më tej falje, raporton Skynews.

“Mbrëmë kam pirë shumë. E kam vënë veten në siklet dhe njerëzit e tjerë, gjë që është gjëja e fundit që dua të bëj dhe për këtë ju kërkoj falje juve dhe të interesuarve. Mendoj se gjëja e duhur për të bërë në këto rrethana është që unë të jap dorëheqjen si zëvendëskryetar i kamxhikut. Unë ua kam borxh juve dhe njerëzve që i kam mërzitur ta bëj këtë”, shkruante Pincher.

Ky është rasti i dytë i skandaleve që tronditën liderin britanik, pasi më parë një tjetër deputeti u kap duke parë video pornografike në ambientet e Parlamentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›