E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter grevist i ve flaken vetes

Pas Gjergj Ndrecës, një tjetër ish-i burgosur politik i vuri flakën vetes. Ai është Lirak Beko, 47 vjeç dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në QSUT, pasi u dogj rëndë në 50 për qind të trupit të tij nga zjarri që i vuri vetes.

Grevisti që tentoi vetëflijimin pak ditë më parë bisedoi me ambasadorin Aleksander Arvizu, gjatë vizitës që ai kreu në ambjentet e grevës.

Pak minuta pas orës 12.00, Lirak Beko, grevist i urisë, doli nga çadra ku janë grevistët e tjerë, hodhi benzinë mbi trup dhe në fund u vetëndez. Grevistët e tjerë vrapuan që të shuanin flakët që e pushtuan menjëherë në të gjithë trupin.

Për pak sekonda flakët e dëmtuan rëndë Greva e uriseMinistria e Financave: Ish të përndjekurit e kanë marrë këstin e parë Grevistët: Presim dialog Stabilizohet shëndeti i Ndrecës, kurimi në QSUT grevistin. Gjithashtu, ka marrë plagë të rënda dhe një tjetër grevist që iu hodh sipër me një batanije për të shuar flakët.

Një autoambulancë e dërgoi grevistin Lirak Bejko për në spital ku ndodhet edhe Gjergj Ndreca, edhe ai i djegur me benzinë dhe me plagë të rënda në trup për shkak të flakëve.

Ndërkohë, policia ka zbarkuar në vendin e grevës dhe ka nisur kontrollet për të gjetur dhe larguar nga ambjentet shishe me lëndë djegëse apo mjete të tjera me të cilat grevistët mund të lëndojnë veten.

Ata më herët kishin paralajmëruar se kanë si plan të digjen të gjallë me benzinë në shenjë proteste ndaj indiferencës së kërkesave të tyre.

E gjithë tenda është e rrethuar nga forca të shumta policie, të cilat kontrollojnë këdo nga të afërmit e grevistëve që vjen për të marrë kontakt me ta.

Ndërkohë që gjendja psikologjike e tyre në ditën e 19-të, pas ngjarjes së dytë të rëndë, është akoma edhe më e rënduar. Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, anëtarët e së cilës janë në grevë urie, shprehet se do të ketë edhe raste të tjera.

“Këtu po rrijnë nja 10 policë për të kontrolluar se çfarë hyn. Por atë që do bëjmë do ta bëjmë edhe mbi policët. Gjendja është tejet e rëndë. Të mos i shkojë dikujt mendja se me policë mund të ndalet ajo që është vendosur aty brenda”, deklaron Skënder Tufa.

Ndërkohë që pranë ambjenteve të grevës kanë nisur të qarkullojë edhe më shumë zërat se në orët në vazhdim mund të ketë një ndërhyrje të policisë për të mbyllur grevën.

Mjekët: Bejko në gjendje të rëndë

Disa orë pasi grevisti Bejko mbërriti në spital, mjekët thanë se gjendja vazhdon të jetë e rënduar. Sipas tyre, ai ka djegie të gradës së tretë dhe se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Pacienti është djegur në 50 për qind të trupit, kryesisht është në gradën e tretë dhe në disa pjesë në të dytën. Ai është dëmtuar shumë në anësitë e sipërme. Po merr mjekim ambulator, por është në rrezik për jetën”, deklaroi mjeku animator Ilir Nezhaj.

Arvizu dhe BE: Jemi të shqetësuar

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu, gjatë një ceremonie në rezidencën e tij ka bërë komente mbi ngjarjet e fundit në grevën e ish-të burgosurve politikë.

“Jam i shqetësuar për atë që ndodhi me vetëflijimin. Ishte një gjë e trishtuar”, tha zoti Arvizu, duke vijuar më tej se “do të mendojmë për një reagim gjatë gjithë natës se si mund të dilet nga kjo gjendje”.

Një deklaratë për grevën ka dhënë edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në marrëveshje me shefat e Misioneve të BE-së që veprojnë në Tiranë.

“Delegacioni i BE-së shpreh keqardhjen dhe shqetësimin në vijim të incidenteve serioze që ndodhën më 8 dhe 10 tetor gjatë grevës së urisë nga një grup ish-të persekutuarish dhe ish-të burgosurish politikë”, thuhet në deklaratë.

“Delegacioni i BE-së u bën thirrje palëve të mos e shfrytëzojnë këtë situatë të dhimbshme për qëllime politike. Delegacioni i BE-së mban shënim ekzistencën e planit të kompensimit sipas ligjit të vitit 2007 dhe bën thirrje për dialog për të trajtuar rastet individuale të cilat ky plan nuk i zgjidh”, vijon më tej dokumenti. 

Berisha: Greva e ish të dënuarve, politike

Kryeministri Sali Berisha, gjatë një konference për media me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, ku ky i fundit i dorëzoi edhe progres raportin e KE-së, u pyet për cështjen e grevës së ish të përndjekurve, e cila sot është në ditën e 19-të të saj dhe deri më tani regjistrohen dy persona që tentuan të vetëflijohen.

"I kam kërkuar ministrit të Shëndetësisë që të ketë kujdes maksimal për grevistët e lënduar. Në rastin e parë,  ai që i vuri zjarrin shokut (Perikli Shqevi) duhet të përballet me ligjin. Ndërsa në rastin e dytë, unë vlerësoj se nuk janë marrë masat e duhura të sigurisë për grevën, sepse bashkë me ujin në ato ambiente është futur edhe benzinë", u shpreh Berisha.

Kryeministri, në këtë konferencë, konfirmoi qëndrimin e Qeverisë për grevën, duke e cilësuar atë krejtësisht si politike, e duke theksuar se protesta e këtyre njerëzve do të respektohet, ashtu sikurse do të garantohet edhe siguria e tyre.

Sipas Kryeministrit Gjergj Ndreca, grevisti që tentoi të vetëflijohej ditën e hënë ka marrë fabrikën e miellit në Lac, ashtu sikurse ka marrë edhe kredi të butë për fermën e derrave, por që nuk mundi ta shlyejë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›