E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër humbje për muzikën, shuhet Luço Dala

Mësohet se shkak i vdekjes është një infarkt gjatë turneut që po zhvillonte në Zvicër. Këngëtari u godit nga një atak kardiak në qytetin e Montrosë, ku gjendej për një seri koncertesh që do të vazhdonin edhe në Bazel, Lugano e Gjenevë.

“Nuk ka mundësi, më telefonoi dje mbrëma (të mërkurën), ishte mirë, i lumtur, i qetë dhe në gjendje të mirë”, u shpreh pas lajmit Roberto Serra, mik i vjetër i Luço Dalës, fotograf bolonjez.

Fill pas njoftimit të vdekjes së 69-vjeçarit, të shumtë kanë qenë mesazhet e ngushëllimit nga protagonistë të botës së spektaklit e të politikës.

E fundit dalje e këngëtarit të njohur para publikut italian ishte pak javë më parë, në Festivalin e fundit të Sanremos. Aty Luço Dala u prezantua me këngën “Nanìinsieme”, një duet me këngëtarin e ri Pierdavide Karone.

/Start/E.B/

                                                                                             2012-03-01 13:26
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›