E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tjetër lëvizje e Ramës, Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i Kadastrës, rikthehet në IKMT

Dallëndyshe Bici nuk do të jetë më në krye të Kadastrës. Ajo u emërua këtë të mërkurë nga kryeministri Rama si drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.  Bici rikthehet në këtë detyrë, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën, i cili sot mori zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm.

Dallëndyshe Bici largohet nga Kadastra, Rama e rikthen në IKMT

Nga muaji Gusht i vitit 2014 dhe deri në muajin mars 2023 Bici punoi si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Deri më sot ajo ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›