Tjetër shpërthim automjeti në Vlorë
Shpërthimet e automjeteve në lëndë eksplozive duket se janë bërë rrugë në qytetin e Vlorës. Një i tillë ka ndodhur gjatë paradites së sotme, por fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka mundur që të shpëtojë.
Ngjarja është shënuar sot pasdite në Rrugën Transballkanike kur automjeti tip Benz ML me targë AA663FB ka shpërthyer në flakë e tym.
Burime të policisë thanë se automjetit i është vendosur dinamit.
I plagosuri është Bashkim Brahimaj nga fshati Selishë e Vlorës, i cili banonte në Babicë të Madhe.