Tjeter skandal ne Superlige

Një incident në fushën e sportit, rrezikon të kthehet në incident politik. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, u arrestua nga policia nën akuzën e kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës së trajnerit të ekipit të futbolit të Tiranës, Nevil Dede, si edhe “kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “mosbindje ndaj urdhërit të punonjësve të policisë”.
Rroshi aktualisht ndodhet në qelitë e Drejtorisë së Policisë në pritje të masës së arrestit. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, forca të shumta policie e kanë sjellë kryebashkiakun kavajas në ambientet e Drejtorisë së Policise Qarku Tiranë, për arsye sigurie në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Kavajës. Me anë të një deklarate për mediat, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë njoftoi se “u mor masa e arrestit ndaj Kryetarit të Bashkisë Kavajë, shtetasit Elvis Rroshi, 38 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet të ketë konsumuar tre vepra penale.”
Konflikti sipas saj ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes së Superligës Besa-Tirana, ku shtetasi Elvis Rroshi dyshohet se ka qëlluar trajnerin e Tiranës, shtetasin Nevil Dede, duke e kërcënuar këtë të fundit me jetën. Ndërkohë që policia njoftoi gjithashtu se në lidhje me këtë konflikt, i cili ka nisur gjatë përfundimit të pjesës së parë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe 7 shtetas për konsumim të veprave penale të “grumbullimit të paligjshëm”, “mosbindje ndaj punonjësve të policisë” si edhe “kundërshtim të punonjësve të policisë”. Nga shtatë të arrestuarit, katër prej tyre janë punonjës të Bashkisë, si edhe shefi i Policisë Bashkiake të po këtij qyteti.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë e shoqëruan Rroshin, pasi ishin dërguar më herët në Kavajë për shkak të protestave që shkaktoi ndalimi i Elvis Rroshit. Pas shoqërimit që policia vendase i bëri atij, tifozë të shumtë kavajas si edhe simpatizantë të kryebashkiakut rrethuan komisariatin duke kërkuar lirimin e tij. Situata e tensionuar është shtendosur vetëm pas dërgimit të forcave specialë në Kavajë, të cilët kanë shpërndarë turmën duke përdorur forcën.
“Kryetarin e Bashkisë sonë e kanë kapur kot. Dede e provokoi dhe kryetari jonë nuk ka faj fare. Ne shkuam në mbështetje të tij në komisariat”, shprehet një nga protestuesit.
Për disa minuta me radhë, pas zbritjes së forcave speciale në Kavajë, ka patur rezistencë nga tifozët, por më pas policia ka bërë të mundur shpërndarjen e tyre, si edhe duke e konsideruar tension mbajtjen në një nga dhomat e izolimit të Rroshit në Kavajë, e kanë shoqëruar atë drejt Tiranës.
Avokati i zotit Rroshi mohon kategorikisht të ketë patur dhunë nga ana e klientit të tij: “Forcat e policisë janë urdhëruar që kryetari i bashkisë të jetë i izoluar, madje edhe nga avokati i tij. Sipas ligjit, oficerët e policisë gjyqësore duhet të plotësojnë një akt për mbajtjen e një gjyqtari të thjeshtë dhe ky akt nuk është plotësuar dhe nuk është vënë në dijeni askush. Më e turpshmja është që ai nuk kontakton dot me avokatin e tij.”
Konflikti pretendohet të ketë nisur gjatë pushimit të ndeshjes Besa-Tirana. Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, ka deklaruar për Top Channel se është qëlluar në pushim të ndeshjes në korridorin e dhomave të zhveshjes nga kryetari i Bashkisë së Kavajës dhe një person tjetër.
“Në atë moment po hyja në tunel për të shkuar tek dhomat e zhveshjes. Në momentin që kthehem pa arritur tek dhomat e zhveshjes, një grup prej 10-12 vetash, erdhi i pari kryetari i Bashkisë, goditi, pastaj goditi një tjetër, ndërsa pjesa tjetër shanin dhe kërcënonin”, deklaroi në telefon për Top Channel Nevil Dede.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i kontaktuar nga Top Channel ndërsa ndodhej në komisariatin e Kavajës ka deklaruar se situata është acaruar pas ofendimeve të trajnerit të Tiranës në adresë të tifozerisë së Kavajës, por ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj teknikut bardheblu. Zoti Rroshi ka deklaruar se akuzat e hedhura ndaj tij se ai ka hyrë në dhomat e zhveshjes janë shpifje dhe aspak të vërteta: “Nuk ka patur fare, nuk e kam kërcënuar dhe s’kam pse e kërcënoj”, deklaroi kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.
Incidenti mbi të cilin është ngritur e gjithë kjo ngjarje, ndonëse ka ndodhur në pushim të ndeshjes, është marrë vesh vetëm pas përfundimit të saj. Pas takimit që përfundoi 2-1 me fitoren e kavajasve, trajneri i Tiranës ka bërë një kallzim penal për kryebashkiakun e këtij qyteti.
“Unë mbroj Tiranën dhe bëra kallëzim penal, përfaqësoj investimin dhe imazhin e këtij klubi, nuk ka të drejtë askush që të nëpërkëmbë imazhin e klubit”, tha Dede.
Ky nuk është rasti i parë i një incidenti që përfshin zyrtarë lokalë apo figura të politikës. Simboli i incidenteve të tilla është deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili është përfshirë në shumë ngjarje dhune, por asnjëherë nuk është ndaluar nga policia apo nuk është ndjekur penalisht.