E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tjetër sukses në transfertë për Çelsin, “blutë” fitojnë derbin

Çelsi fiton pastër 3-0 në transfertë derbin përballë West Hamit në ndeshjen që hapi javën e 5-të të kampionatit anglez të futbollit.

Jackson ka qenë protagonisti i sfidës për blutë e Londrës me dy gola të shënuar në pjesën e parë. Palmer shënoi golin që vulosi suksesin e Çelsit në pjesën e dytë.

Pesë ndeshje, 10 pikë dhe 3 fitore jashtë fushe për Enzo Marescën si trajner i Çelsit. Pas suksesit të fundit ndaj West Hamit, “blutë” ngjiten në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, (në kuotë të barabartë pikësh me Arsenalin dhe Newcastle, që kanë një ndeshje më pak).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›