E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër sulm me armë në një shkollë në Turqi, raportohet për viktima dhe të plagosur (VIDEO)

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme në një shkollë të mesme në Kahramanmaras, Turqi.

Sipas të dhënave paraprake një mësues dhe katër nxënës humbën jetën, ndërsa njëzet persona kanë mbetur të plagosur.

Guvernatori i Kahramanmaras, Mükerrem Ünlüer, deklaroi: Sulmi shkaktoi viktima. Një mësues dhe katër nxënës vdiqën. Janë 20 të plagosur.

#SONDAKİKA Kahramanmaraş’ta bir ortaokulda silah sesleri duyuldu. https://t.co/aLTFsR9M7z

— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) April 15, 2026

Pas njoftimit, në vendngjarje janë dërguar policia dhe ekipet e ambulancës. Pamjet nga vendi tregojnë të plagosurit duke u futur në ambulanca me barela.

Policia ka vendosur masa sigurie rreth shkollës, ndërsa prindërit e shqetësuar janë mbledhur pranë ambienteve të shkollës.

Ditën e djeshme në Turqi u regjistrua një sulm tjetër me armë në një shkollë në rrethin Siverek të Sanlıurfa-s.

Një ish-nxënës i Shkollës së Mesme Profesionale dhe Teknike “Ahmet Koyuncu”, sulmoi shkollën me armë, duke qëlluar në mënyrë të rastësishme dhe duke mbajtur për një kohë peng nxënësit. Si pasojë u plagosën 16 persona, përfshirë nxënës.

Guvernatori i Şanlıurfa-s Hasan Şıldak deklaroi se sulmuesi, i lindur në vitin 2007, ishte ish-nxënës i shkollës dhe kishte kryer vetëvrasje me armën e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›