E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tjetër tragjedi, mbi 60 emigrantë dyshohet se kanë vdekur në det

Ky është momenti kur  39 persona  mes tyre dhe fëmijë janë shpëtuar në Afrikën perëndimore pas përmbysjes së një anije.

Mediat e huaja bëjnë me dije se anija me emigrantë ishte nisur nga Senegali dhe besohet se ka qenë ne mes të detit për rreth një muaj.

Dyshohet se në të  ndodheshin 101 persona, ku më shumë se 60 prej tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën. Synimi i emigrantëve ka qenë  largimi nga vendi i tyre  drejt ishujve Kanarie , rrugë kjo që të çon drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për emigrantët kjo është një prej rrugëve më të rrezikshme. Shifrat e sakta nuk dihen por  besohet se në trevjeçarin e fundit , të paktën 67.000 persona  i janë drejtuar ishujve Kanarie. Po në të njëjtën periudhë 25.000 persona  nuk kanë mundur dot të shpëtojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›