E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tmerr në Fier, 38-vjeçari rrëmben të renë dhe tenton përdhunimin, rreh edhe nënën e tij që e ndaloi

Banorët e fshatit Grizë të Fierit janë tronditur nga një ngjarje e pazakontë që ka ndodhur gjëtë ditës së djeshme.

Policia bën me dije se një 38-vjeçar ka rrëmbyer një 27-vjeçare dhe e ka çuar në shtëpinë e tij duke tentuar ta përdhunojë. Por nuk ka mbaruar me kaq. Pasi nëna tentoi të ndalonte të birin drejt çmendurisë, ai e ka rrahur edhe atë.

Policia bën me dije se ka arrestuar 38-vjeçari pak orë me pas, i cili tashmë duhet të përgjigjet për një mori akuzash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa”, njofton policia. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›