E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Toka në shkolla”, Manastirliu: Nxënësit mësojnë mbi rëndësinë e natyrës dhe gjelbërimit

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Programi “Toka në shkolla’ po zbatohet edhe nga nxënësit e shkollës “Andrea Stefani “ në kryeqytet.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna e fëmijëve në kopshtin e krijuar në shkollën e tyre.

“Nxënësit e shkollës “Andrea Stefani” po mësojnë të punojnë tokën, të mbjellin dhe të kujdesen për bimët, duke mësuar në mënyrë praktike ciklin e jetës së bimëve, rëndësinë e natyrës dhe gjelbërimit në mjedisin e shkollës,  si pjesë e programit “Toka në shkoll디, theksoi Manastirliu.

Një nxënës tha se “kemi kontribuar shumë që ta ndërtojmë këtë kopsht, sepse kur bimët të rriten do të kemi një ajër të pastër”.

Një mësuese u shpreh se “nxënësit punojnë këtu në orën praktike të lëndës së biologjisë, fëmijët njihen me tokën, janë më  afër saj dhe e shikojnë vetë si prodhohet”.

Një tjetër nxënës tha se “njohuritë që i marrin në teori i bazojmë në kopshtin e  shkollës në praktikë”.

“Toka në Shkollë” është një program i ri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që synon lidhjen e nxënësve me tokën, kultivimin e prodhimin bujqësor, përmes mikrofermave e miniserave në mjediset e shkollave. Gjithashtu me anë të këtij programi synohet të zhvillohen aftësitë praktike për kultivimin, me synim lidhjen e fëmijëve dhe të rinjve me natyrën dhe traditat, si një mjet për edukimin mjedisor dhe jo vetëm.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›