E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tonelata me kokainë nga Kolumbia dhe Ekuadori, izolohet në qelitë e Breshias 40-vjeçari shqiptar që arrestua në Spanjë

Organizatë kriminale dhe trafik droge janë akuzat për të cilat Policia e Breshias në Itali ka arrestuar një shqiptar të kërkuar nga drejtësia.

40-vjeçari ishte identifikuar, ndaluar dhe arrestuar në Madrid më 21 janar, falë një urdhër-arresti europian, me bashkëpunimin e policisë shqiptare dhe asaj spanjolle. Por më tej rezultoi se ai kërkohej edhe në Breshia, duke bërë komunikimin e arrestimit për këtë qëllim.

Hetimi ka çuar në zbulimin e 40 personave të implikuar në rrjetin e narkotrafikut nga Amerika e Jugut në portet europiane dhe dhënien e 20 masave paraprake.

Ai ishte ndër personat e kërkuar të listës, që tashmë konfirmohet ekstradimi nga Spanja dhe komunikimi i akuzave në qelitë e paraburgimit në Breshia.

Hetimet ndaj organizatës kishin nisur të paktën tre vite më parë, për transportin e tonelatave me kokainë në disa vende të BE-së, informon media italiane.

Grupi kishte lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa financonte trafikun e sasive të mëdha të drogës për kartelin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›