E Hënë, 2 Nëntor 2026

Toni Gogu, ministri i ri për Marrëdhëniet me Parlamentin flet pas Asamblesë: Mirënjohës dhe përgjegjësi e madhe

Ministri i ri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, pas përfundimit të Asamblesë së PS u shpreh se ndihej i privilegjuar për detyrën që ka marrë.

Nga ana tjetër e ka cilësuar, postin e ri të ministrit si një sfidë.

“Mirënjohës ndaj kryetarit të partisë dhe Asamblesë. Përgjegjësi e madhe sidomos në këtë kapitull të rëndësishëm të bashkëpunimit të ekzekutivit me parlamentin. Për shkarkimin e zyrtarëve të caktuar ishte vendim i asamblesë. I privilegjuar që ka marrë një detyrë”, tha shkurt ai për mediat.

Gogu do të zëvendësojë Taulant Ballën, i cili do të bëhet kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›