E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top Show ideologjia politike


Sa e majta është e majtë dhe sa e djathta është e djathtë? Rikthimi apo largimi i partive drejt ideologjive të tyre bazë, ka qenë tema e diskutuar në panelin e të ftuarve, të mërkurën në mbrëmje, në emisionin Top Show, të gazetarit dhe moderatorit, Alban Dudushi.

Një shembull për këtë ishte edhe kongresi i fundit i Partisë Socialiste dhe programi i hartuar prej saj që do të vihet në punë kur socialistët do të kenë mundësi të qeverisin vendin.  

Programet politke, ekonomike apo sociale të përdoruara ndër vite, kanë qenë gjithashtu pjesë e debatit.    

Kajsiu: E majta u ka munguar shqiptarëve

Pjesë e panelit  së të ftuarve ka qenë edhe politologu i njohur Blendi Kajsiu. Sipas tij program i fundit i Partisë Socialiste e ktheu këtë të fundit majtas, diçka, që ashtu sic tha Kajsiu u ka munguar shqiptarëve gjatë viteve të fundit.
   
“Më vjen mirë që PS me programin e saj të fundit u kthye tek e majta. Pra, nuk është më ajo ideja përtej të majtës dhe të djathtës, pasi e majta i mungonte vërtet Shqipërisë”, tha politologu, Blendi Kajsiu. 

Ndërkohë që nuk mungoi edhe shqyrtimi i kalimit së dy poleve politike në “shinat” e njëra tjetrës, një fakt ndër vite ky, kur merr për bazë Shqipërinë.       

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Kriza, BE tkurr zgjerimin
Vështirësohet procesi për vendet e Ballkanit
Mitrovicë, përleshje shqiptarë-serbë
Instituti që do hetojë krimet e komunizmit
Greqi, bisedimet "ngecin" tek emri i kryeministrit të ri
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›