E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top Story Nano Kandidohem per President

Fatos Nano, në një intervistë eksluzive për “Top Story”, pranoi për herë të parë publikisht ambicien e tij për t’u shndërruar në presidentin e ri të Republikës.

Cilët janë skenarët e mundshëm? Cili është pozicioni i tij aktual në politikën shqiptare, platforma që ka dhe shanse për t’u zgjedhur. Cili është raporti i Nanos me përfaqësuesit kryesorë të politikës, Berishën, Ramën e Metën si dhe forcat që ata përfaqësojnë?

Por, mbi të gjitha, përse duhet të jetë ish-kryeministri, njeriu që flet nëpërmjet heshjes së tij që prej vitit 2009, presidenti i ardhshëm? Të gjitha këtyre pyetjeve, i dha përgjigje intervista e plotë eksluzive, që E para dhe më e rëndësishmja, unë do të takoj të gjithë drejtuesit e partive të pranishme në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministrin, kryetarin e opozitës, zotin Meta, Mediu, Idrizi dhe zotin Dule

Fatos Nano
Lideri historik i se majtes dhe kandidat i veteshpallur per president mund të lexoni më poshtë.

Top Story – Zoti Nano, mirëseardhët në “Top Story”. Riktheheni pas një kohe të gjatë pa folur, ndonëse ju jeni në gjendje të flisni edhe me heshjen tuaj.
Nano – Unë besoj se ka gjithmonë një kohë për të folur, duhet të ketë, është e dobishme gjithashtu të ketë edhe një kohë për të dëgjuar ose për të folur nëpërmjet heshjes. Të gjithë kemi nevojë, veçanërisht në debate që ju i sollët në një sintezë të një pjese të historisë politike që na bashkon. Ka shumë nevojë për reflektim, për të menduar përpara se të ushqejmë konfliktet me emocione të tepruara.

Top Story – Pavarësisht kundërshtisë që aksionet tuaja politike kanë prodhuar ndër vite, është fakt se prodhimi juaj ka qenë gjithmonë pozitiv, si në 2005-n, që ishin zgjedhjet e vetme të pakontensuara dhe ju ishit humbës i atyre zgjedhjeve. i dhatë vendit stabilitet me presidentin në 2007, ndonëse fituat shumë armiq mes radhëve tuaja. Por, pa u zgjatur më gjatë, po ju shtrojmë që në fillim një pyetje konkrete. A do të jeni ju kandidat për të pasuar Bamir Topin në rolin e presidentit të Republikës?
Nano - Duket sikur po hyjmë në një temë, por kjo është një pyetje për të dalë nga tema. Me një batutë, dua të them që nuk jam kandidat, nuk jam kandidati më i rëndësishëm për Shqipërinë në 2012, pasi vetë Shqiëpria është kandidate edhe është shumë e rëndësishme të fitojë statusin e merituar dhe të vonuar për t’u antarësuar në Bashkimin Europian në procesin që ka nisur. Më lejoni të them me vërtetësi që si politikan dhe qytetar i përgjegjshëm, kam bërë një ofertë, kam ofruar dijet dhe përvojën time, aftësitë dhe kapacitetet, për të shërbyer që klima e sotme politike të ndryshojë, që marrëdhëniet midis politikës dhe institucioneve të jenë më progresive dhe nxitëse për të kryer detyrat e tyre ndaj qytetarëve dhe publikut. Pra jam ofruar duke kontaktuar të gjitha palët, kam bërë të qartë që jam i gatshëm për të konkurruar në garën e sivjetshme. Ndërkaq, ky është vetëm fillimi dhe jam këtu për të deklaruar hapur, nëpërmjet jush, si për konceptin, frymën dhe vizionin për të cilën e bëj këtë ofertë dhe të gjitha veprimet që duhen ndërmarrë dhe produketet që do sigurojë.

Top Story – Megjithatë, në bazë të kushtetutës, duhet që një parti t’iu kandidojë. Çfarë do të tentoni ndryshe nga 2007 kur në një farë mënyrë u vetëkandiduat edhe atëherë?
Nano - E dobishme dhe shpesh e mangët në politikën shqiptare është zgjerimi i hapësirës për dialog, negocim, mbi bazën e të cilit, edhe palët të njohin me njëra-tjetrën, natyrisht të njohin personalitetet që ofrohen dhe janë të disponueshëm për t’u zgjedhur me funksione të rëndësishme, të cilat pa dyshim kërkojnë mirëkuptim, filtrim nga ana e politikës. Në raport me shfaqjen ose pamjen tradicionale të garave dhe të fushatave që jemi mësuar me të kaluarën, unë këtë herë, meqënëse publiku më njeh, kam preferuar të negocioj, të paraqes më afër në faktorët politikë të rëndësishëm konceptin dhe vizionin tim, duke krijuar kështu një proces që do t’i shërbente vendit dhe jo mua. Një proces të rivendosjes së besimit mes politikës dhe institucioneve, të prishur në disa raste mjaft kritike dhe jo thjesht në atmosferën mjaft simbolike të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë të përbashkët, por sidomos në pragun e takimeve të rëndësishme dhe vlerësuese të institucioneve euroatlantike që ndjekin statusin tonë.

Top Story – Përpara se t’iu pyes për përmbajtjen e ofertës, është me interes të publikut të dijë se me cilët faktorë politikë keni kontaktuar ose do të kontaktoni? Cila është formula e re që kandidatura juaj do të futet në Kuvend?
Nano – Vlerësimi i palëve, duket se në këtë çështje nuk kanë kontradikta me njëra-tjetrën, që vendit i duhet një proces sa më transparent, mundësisht sa më konsensual, një proces, që nëpërmjet procedurës për të seleksionuar zgjedhjen më të mirë i shërben vendit, të shërbejë gjithashtu për të rizgjedhur palët në njohje më të thellë të angazhimeve ndaj atdheut dhe zhvillimeve të demokracisë, ekonomisë dhe jetës shoqërore në referencë të BE-së. Duhet të rifitojmë besimin që mund të punohet së bashku, pa lënë pozitat e konkurrencës në gara elektorale dhe të rikthejmë besimin tek axhenda më gjithëpërshirëse në dobi të përparësive, integrimit apo të kurimit të plagëve të tranzicionit apo konflikteve politike që e sqarojnë atë.

Top Story – Dy javë më parë në këtë studio, spektiku Mustafa Nano, ju konsideroi si kandidaturën më të mirë për të qenë kreu i shtetit, pasi sipas tij, ju s’do të bëheshit palë me asnjë prej kryeministrave të ardhshëm potencialë, por nga mazhoranca ju quajtën të mundshëm vetëm si një kandidaturë e fundme për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, ndërsa tek Partia Socialiste shiheni si mjet presioni ndaj Ramës. Nëse doni të dilni kandidaturë konsensuale, me të dyja partitë, a duhet të bëni të paktën një paqe formale me Partinë Socialiste?
Nano – Pyetja ka disa elemente që dua t’i trajtoj njëri pas tjetrit. E para dhe më e rëndësishmja, unë do të takoj të gjithë drejtuesit e partive të pranishme në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministrin, kryetarin e opozitës, zotin Meta, Mediu, Idrizi dhe zotin Dule. Besoj se është në detyrimet kushtuesuese jo vetëm të presidentit si simbol i unitetit kombëtar, por edhe i çdo aspiranti në këtë funskion publik, që të gjejë hapësirat maksimale për të përfaqësuar, dëgjuar dhe integruar të gjithë, me gjithë pasuritë dhe vlerat individuale apo komunitare, në procesin e madh të unitetit kombëtar. E dyta që dua të theksoj është se rasti i Mustafa Nanos është ndoshta më epiku, në njërin prej fenomeneve më të shëndetshme të demokracisë sonë ende të brishtë. Megjithëse mban emrin tim mbetet një nga kritikët e mi më të vendosur dhe unë kam qenë shumë i vëmendshëm ndaj tij, ndaj kritikëve të tjerë si Fatos Lubonja, aq sa shpesh bëmë ndonjë humor njerëzor me ta, të tipit ndoshta ju më keni në qendër të vëmendjes, sepse keni emrin njëri emrin dhe tjetri mbiemrin tim. Ndërkaq, nuk kam rreshtur së kujtuari ndaj vetes një parim të rëndësishëm, në raport me kritikën dhe kur ajo është e drejtë dhe kur ajo është e gabuar, edhe kur është jashte kohe apo shënjestre, mirëpris kritikën dhe respektoj kritikët. Do të vazhdoj ta bëj këtë sepse më ka mbajtur në formë të stërvitur politike. Njeriu i mbyllur që nuk dëgjon zëra ndryshe plaket apo humbet aktivitetin politik apo social më shpejt dhe më së fundmi me këtë optikë dua të konsideroj edhe një herë, pjesën e fundit të rëndësishme të pyetjes suaj, atë të marrëdhënieve të mia me partinë së cilës i kam shërbyer që nga themelimi, për 15 vite rresht, nga e cila kam dalë, nuk mund ta mohoj identitetin tim si i majtë dhe si themelues e drejtues me ekipe të gjëra përfaqësues i forcës kryesore të së majtës demokratike në Shqipëri dhe forcës më kontribuese në zhvillimin e vendit në 22 vjet tranzicion dhe marrëdhëniet me të natyrisht nuk mund të ngushtohen, nuk mund të vlerësohen me intervistat, me çdo intervistë apo cdo moment që manifestohet me qëndrime politiker të përshtatshme apo konjukturale.

Intervista vazhdon. Update i radhes brenda disa minutash.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›