Top Story Skandali i reklamave qeveritare

Media dhe gazetarë të caktuar mbajnë qëndrime të caktuara, qoftë edhe politike, në Shqipëri dhe kudo në botë, por që në emër të këtij qëndrimi të financohesh drejtëpërdrejtë me paratë e buxhetit të shtetit, në shkelje me rregullat e konkurrencës dhe ligjeve në fuqi, kjo përbën një problem.
Partia Socialiste, në dy javët e fundit ka denoncuar një skandal të financimit të mediave në mënyrë të pabarabartë, në bazë të kritereve të afërsisë me pushtetin.
Pikërisht për të folur për këtë shpërndarje të pabarabartë, Sokol Balla bashkoi në studion e tij të “Top Story”-t denoncuesin kryesor të këtij skandali, deputetin socialist Eduard Shalsi, të vendosur përballë një paneli ekspertësh, si analisti dhe manaxheri i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, kryeredaktori i lajmeve në “Top-Channel” Skandali me reklamatReklamat, qeveria shkeli barazinë Spotet, TCH vetëm 3-6% të fondeve Shalsi: Edhe Integrimi në skandal; reagon qeveria dhe kryetari i Forumit për Mendimin e Lirë, Mentor Kika dhe analisti i pavarur e ish-pronari mediatik, Shpëtim Nazarko.
”Të gjithë denoncimet dhe gjithçka kam treguar në këto dhjetë ditë, ka qenë e bazuar në dokumenta të ministrave apo sekretarëve të përgjithshëm të Ministrive. Ndonëse kemi më shumë informacione, tani për tani i jemi referuar vetëm shkresave zyrtare, me përgjigjen që i kanë ardhur kërkesave tona. Në vendet e pazhvilluara, qeveria ushtron trysni dhe media nuk është e lirë, ndërsa në vendet e zhvilluara, konflikti ekziston, por i kamufluar dhe në norma krejtësisht të ndryshme. Në Shqipëri, ndodh rasti i parë”, deklaroi Shalsi.
Në vazhdim të fjalës së tij në studion e Sokol Ballës, socialisti vuri në dukje se “për hir të së vërtetës, një pjesë e mirë e dokumentave janë publikuara edhe më parë, por ndoshta jehona ishte më e madhe sepse për herë të parë pati një sintezë të shumave që i ishin akorduar mediave të veçanta dhe ajo që binte në sy ishte llokma më e madhe, mbi 70% që e kishte marrë një klan mediatik, i cili dukshëm është pozicionuar jo vetëm krah qeverisë, por shpesh desinformon opinionin publik për interes të saj. Këto që kemi publikuar janë vetëm maja e ajsbergut, është kurajo e jashtëzakonshme të financosh organet e PD-së, me paratë e taksapaguesve dhe kjo është edhe antiligjore”.
Në fjalën e tij, zoti Çili e konsideroi skandalin si të ekzagjeruar dhe vetë premisat e të “ashtuquajturi” skandal jo të qarta, duke qenë se në Shqipëri mungojnë agjensitë serioze të sondazheve mediatike mbi audiencën. “Kjo është temë shumë e rëndësishme për t’u diskutuar. Jam pro idesë që qeveria të drejtojë fonde drejt mediave për qëllim reklame dhe mendoj se kjo shifër është jashtëzakonisht e vogël në krahasim me buxhetin e shtetit. Gjithashtu, shtoj se diskutimi qëndron në mënyrën e shpërndarjes së kësaj shifre, sa e drejtë është shpërndarja. Në teori është edhe vështirë të thuash se pse një mediaje i takon më shumë se një tjetre. Nuk mund të jesh i drejtë në matje”.
Në replikë me Çilin, Shalsi shpjegoi kriterin e shpërndarjes së reklamës qeveritare, duke theksuar se nuk ka pasur të bëjë asgjë me audiencën e mediave apo ligjet në fuqi. “Kriteri dhe norma është jashtëzakonisht e qartë. Do të doja t’ thoja Çilit që nuk e zgjodha unë audiencën në studio dhe që gjatë një jave e dhjetë ditëve denoncime prita përgjigjen e palës tjetër. Kuptohet, ne nuk e kemi monopolin e të vërtetës, por nga ana tjetër, më është dukur e habitshme se si nuk pati asnjë reagim serioz qeveritar. Lidhja, kriteri i shpërndarjes është jashtëzakonisht i qartë. Nëse përkrah qeverinë dhe kryeministrin fiton financime të jashtëzakonshme qeveritare. Mbase në shtatë vjet ju mund të argumentoni se 14 milionë euro janë pak, por ju kujtoj që kemi publikuar vetëm një pjesë të dokumentave, vetëm gjashtë Ministri dhe janë edhe të gjithë të tjerat pa publikuar. Mendoni se “Klan TV” dhe kompania e saj “Promo” i kanë fituar në mënyrë të ligjshme këto para? Absolutisht jo!”, deklaroi socialisti Shalsi.
Përsa i përket Kikisë, debati nuk duhet të përqendrohet vetëm tek mënyra se si janë shpërndarë spotet publicitare, por edhe për thelbin e këtyre reklamave. “Oër të thënë nëse kjo reklamë është abuzive, dua të bëj diferencime tek reklamat. Ka reklama të nevojshme që i transmeton çdo qeveri dhe reklama si këto që nuk i shërbejnë shoqërisë, por spote propagandistike. Financimi i RD-së përmes reklamave është në mënyrë të drejtpërdrejtë financim i Partisë Demokratike. Shpërndarja duhet të bëhet sipas tirazhit të gazetave dhe audiencës së televizioneve. Megjithatë, duket qartësisht se ky nuk ka qenë një kriter mbizotërues në mënyrën e shpërndarjes”.
Nga ana e tij, Nazarko përqendroi bisedën tek problemet dhe boshllëqet e ligjit, që ka lejuar më pas autoritetet që të veprojnë në këtë mënyrë. Duke cilësuar si të palogjikshëm ligjin që çon reklamën automatikisht tek ofruesi më i lirë, pasi kjo do të çonte spotet në mediat më të dobëta dhe kriterin e dytë për marrjen e reklamës tek ofruesi më i shpejtë, Nazarko theksoi: “Supozojmë se Shalsi ka të drejtë në akuzat e tij. Nëse do të shkosh në gjykatë asnjë nuk dënohet sepse kemi të bëjmë me një ligj qesharak dhe ky është problemi. Jam i sigurtë që PS-ja dhe PD-ja kanë bërë një politikë njësoj të pistë. Kur është bërë ligji qesharak duhej kundërshtuar menjëherë sepse ai favorizon që këto reklama të shkojnë tek “Gazeta 55”. Duhej bërë presion që ky ligj mos të kalonte”.
Në reagim me këtë konstatim, Shalsi ndërhyri në bisedë duke evidentuar pamundësinë e Partisë Socialiste për të ndryshuar këtë ligj. “Edhe një herë theksoj se nëse paguan paratë publike për të financuar partinë, kjo përbën vepër penale dhe pikërisht për këtë gjë, do të depozitojmë një kallëzim penal për Sokol Olldashit. E dyta, ju me të drejtë fajësoni ligjin (i drejtohet Nazarkos), por çfarë mund të bëjmë ne për ta ndryshuar, kur në Parlament nuk kemi as votat dhe as vullnetin e maxhorancës, që sillet në mënyrë represive ndaj opozitës”.