E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: 2009-a viti i NATO-s, ky viti i heqjes së vizave


Kryetarja e Kuvendit deklaron në 1 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, se NATO është një premtim i mbajtur, një dinjitet. Sipas saj,
2009-a ishte viti i NATO-s, 2010-a është viti i heqjes së vizave. Kjo ka qenë deklarata e kryetares së Kuvendit , Jozefina Topalli në 1-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. "Unë e vlerësoj anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si momentin më të ndritshëm pas vitit të shpalljes së pavarësisë në 1912 dhe rrëzimit të komunizmit. Tashmë sfida më e rëndësishme është liberalizimi i vizave.Nëse viti 2009 ishte viti i NATO-s, viti 2010 është viti i heqjes së vizave", theksoi ajo.
Sipas kryetares së Kuendit, anëtarësimi kryesisht është bërë i mundur për shkak të suksesit të reformave .
Kryeparlamentarja tha se sfidat janë të mëdha në këtë moment të vështirë të krizës globale dhe një ndër pikat është edhe detyrimi i përbashkët për të përballuar së bashku këtë sfidë të madhe, të vështirësive dhe të kërcënimit që vendet tashmë dhe bota njeh nga kriza globale.
"Të gjitha proceset integruese janë procese që kërkojnë kurajo, pa dyshim lidership, pa lidership nuk bëhet, pa lidership ishte e pamundur", theksoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›